Vaj rozmarine (20 ml)

Vaj rozmarine (20 ml)

Lek500,00Price
Vaji i rozmarinës dhe çaji i rozmarinës janë përdorur gjerësisht për kujdesin ndaj flokëve në shampo dhe kremra. Përdorimi i rregullt ndihmon që flokët të rriten më shumë dhe më të fortë. Masazhi i rregullt i kokës me vaj rozmarinë ushqen kokën dhe largon zbokthin. Eshte një dezinfektues thelbësor dhe përdoret si një shpëlarës për gojën e ndihmon në largimin e erës së keqe. Stimulon aktivitetin mendor dhe është një ilaç i mirë për lodhjen, depresionin mendor dhe harresën. Sa herë që truri juaj është i lodhur, thithni (me anë te avullit) vaj rozmarine. Aftësia e vajit esencial të rozmarinës për lehtësimin e dhimbjeve rezulton në përdorimin e tij të gjerë në: dhimbje koke, dhimbje të muskujve, muskuj të lënduar, reumatizma dhe artritin. 

Kujdes! Vaji esencial i rozmarinës mund të sjellë reaksione alergjike. Këshillohet që të mos përdoret nga gratë shtatzëna dhe gjidhënëse, tek fëmijët, gjithashtu ato që kanë tension të lartë, epilepsi, sëmundje të mëlçisë, diabet dhe gjatë menstruacioneve.

Prejardhja: Merja Shpk.